Ballina Lajme Maqedoni Zgjerimi i shumicës, VMRO: Kush e shtyn ASh-në të hyjë në qeveri?

Zgjerimi i shumicës, VMRO: Kush e shtyn ASh-në të hyjë në qeveri?

Zgjerimi i mundshëm i shumicës parlamentare, me përfshirjen e ASh-së në koalicionin qeverisës, është në disfavor të partive të tjera opozitare të cilat pretendojnë rrëzimin e kësaj qeverie. Këto zëra kanë ngjallur interesin e VMRO-DPMNE-së për këtë veprim të mundshëm të ASh-së, madje VMRO-DPMNE, ka kërkuar publikisht nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të tregojë se cili është faktori ndërkombëtar, i cili kërkon që ASh të bëhet pjesë e Qeverisë.

Marketing

“Po pyesim publikisht. Kush është ai faktor ndërkombëtar që kërkon Aleanca të hyjë në qeveri? Nëse Taravari hesht dhe nuk e thotë, do të thotë se Taravari nuk është i sinqertë dhe ka arsye tjetër pse dëshiron të hyjë në Qeveri.”, – deklaroi zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski.

Exit mobile version