Pendarovski: Të tregojmë se jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike

Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas realizimit të drejtës së votës dha një deklaratë për gazetarët ku tha se shpreson që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë të qetë.

Marketing

“Dita e sotme zgjedhore në rrethin e dytë zgjedhor filloi qetë. Unë sinqerisht shpresoj dhe besoj se kështu do të përfundojë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë se si shtet jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente, siç i takon një vendi që së shpejti pret t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”,

Pendarovski gjithashtu tha se nuk sheh arsye që jehona të jetë më e ulët se 40 përqind.

Marketing