Presidenti, Stevo Pendarovski, ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku temë diskutimi ishte furnizimi strategjik i ARM-së.
“Në seancën e 11 u shqyrtuan projektet dhe aktivitetet për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aftësive të mbrojtjes të siguruara nga plani afatgjatë për zhvillimin e aftësive të mbrojtjes 2019-2028 në përputhje me integrimin në sistemin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Qëllimi më i lartë strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e NATO-s është zhvillimi i koordinuar dhe mirëmbajtja e aftësive operacionale të mbrojtjes. Pajisja dhe modernizimi i ushtrisë i mundëson shtetit të projektojë dhe mbrojë interesat jetikë kombëtarë dhe kështu të forcojë pozicionin e tij gjeopolitik dhe gjeostrategjik.”,- informuan nga Kabineti i Pendarovskit.