Presidenti Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit kërkoi ndalimin e hyrjes së deputetit të PE-së nga Bullgaria, Angel Xhambaski. Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e tij, por tha se ai është “një eurodeputet nga Bullgaria”.
“Propozimi im për Qeverinë, të cilin edhe e kam paraqitur në seancë, është në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt që të ndalohet hyrja në vendin tonë e një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë, shtetas të Republika e Bullgarisë, për shkak të veprimeve që kanë bërë më herët dhe vazhdojnë t’i ndërmarrin kundër vendit tonë”, tha Pendarovski.
Ai shtoi se kushtet ligjore për vendosjen e një mase të tillë kanë ekzistuar edhe më parë dhe deri sa janë prezente ende.
“Këto janë tre, sipas ligjit që po e citoj, kërcënim për rendin publik, kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Pendarovski.
Duke shpjeguar se çfarë do të thotë kjo, ai tha se personat që ndodhen jashtë vendit në ato momente nuk duhet të lejohen të hyjnë dhe nëse janë tashmë brenda, duhet t’u anulohet qëndrimi dhe të shpallen “persona non grata”.