Pendarovski: T’i respektojmë rekomandimet, të jemi të ndërgjegjshëm dhe solidarë

Presidenti Stevo Pendarovski sonte përmes rrjeteve sociale shprehu ngushëllim për Italinë, ku në 24 orët e fundit vdiqën 793 persona nga koronavirusi.

Marketing

“Ngushëllim për Italinë dhe të gjithë banrët e saj, mes të cilëve janë edhe bashkëqytetarë tanë. Lajme të trishtuara dëgjojmë nga Italia çdo ditë. Numri i viktimave nga #COVID19 në 24 orë numërohet në disa qindra. Fotografitë nga spitalet janë të tmerrshme, ndërsa trendet janë të pavolitshme. Lajmet shqetësuese dëgjojmë për çdo ditë dhe nga vendet e tjara, në rajonin tonë dhe më larg”., shkruan Pendarovski në Fejbuk.Edhe pse te ne numrat ende janë në rritje të butë, siç thekson, duhet të jemi të kujdesshëm.
“T’i respektojmë rekomandimet, të jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë dhe të jemi solidarë, sa mundemi të ndihmojmë. Përkufizoni lëvizjen tuaj dhe dilni nga shtëpia vetëm për nevojat të domosdoshme. Kjo është një betejë e përbashkët, jo vetëm e jona dhe jo vetëm këtu. Mbroni veten dhe të gjithë rreth jush”, ka shkruar presidenti në Fejsbuk.

Marketing