Pendarovski: Ushtria do të mbështesë policinë dhe objektet shëndetësore

Gjendja e krizës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për 30 ditë, e cila u shpall nga Qeveria me propozimin e Këshillit të Sigurimit, i jep mundësi ushtrisë të mbështesë policinë dhe objektet shëndetësore, shkroi sot në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski.

Marketing

Presidenti shtoi se sipas Ligjit për Menaxhimin e Krizave, ushtria do të ndihmojë policinë në sigurimin e objekteve strategjike, spitaleve, si dhe në sigurimin e depove për ilaçe dhe pajisje të tjera mbrojtëse mjekësore.

“Mendoj se ndihma dhe mbështetja e tillë është më se e nevojshme për autoritetet shëndetësore dhe policinë, të cilët tashmë nëntë muaj po luftojnë me pandeminë e #KOVID19 dhe janë jashtëzakonisht të rraskapitur”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Marketing