Pendarovski-Varhei: Raporti jep shtytje për intensifikim të mëtutjeshëm të reformave

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot komesarin e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim Oliver Varhei, i cili i dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, gjatë të cilit të dy shkëmbyen mendime për çështjet kryesore në raportin e publikuar.

Marketing

Siç kumtoi kabineti i presidentit, duke falënderuar Komisionerin Varhei për angazhimin dhe mbështetjen e tij të fortë për perspektivën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Pendarovski tha se raporti ofron një pasqyrë të detajuar të situatës në vend dhe nivelin e zbatimit të reformave. Sipas presidentit Pendarovski, raporti i Komisionit siguron një shtysë për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës së reformës në të gjitha fushat e përshkruara në dokument dhe është një hap drejt fillimit zyrtar të negociatave të pranimit gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në deri në fund të vitit.

Presidenti Pendarovski mirëpriti planin e prezantuar ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili, theksoi ai, synon të inkurajojë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë në rajon, i cili pengohet më tej nga pandemia e KOVID-19, që synon përshpejtimin e integrimit në BE. . Plani i paraqitur, sipas presidentit Pendarovski, konfirmon se e ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe Brukseli tregon qartë se rajoni është përparësia e tij gjeostrategjike”, thuhet në kumtesë.