Pendarovski: Votoni konceptin tonë që të mos kthehet Gruevski

Kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski nga tribuna në Karposh u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin më 5 maj dhe të votojnë konceptin e tij “një shoqëri për të gjithë”.

Marketing

“Shansi i fundit do të jetë 5 maji të dalim dhe të japim përkrahje këtij koncepti, jo Stevo Pendarovskit, por tërë filozofisë politike që e dërgon Maqedoninë në Evropë, që më 6 maj të mos zgjohemi të habitur se si është e mundur që Gruevski dhe familja të na kthehen në pushtet, për shkak se ne kemi qëndruar në shtëpi dhe kemi menduar se vetëm shumë pak dallojnë opsionet politike”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka shtuar se vota për Siljanovskën është votë për Nikolla Gruevskin të kthehet në pushtet dhe Ivanov të vazhdoj të jetë kryetar.

“Dje kemi fituar një numër të votave që është jashtë pritshmërive tona. Numri i votave është një kapital i çmuar dhe ata që nuk votuan e dinë se ky opsion është i vetmi që na shpie para. Koncepti i opozitës nuk i trajton bashkësitë etnike të njëjtë, sjell regres në kuptimin ekonomik, na kthen në një kohë konfliktuoze dhe nuk mund të na afroj kah institucionet evropiane”, ka shtuar më tej Pendarovski.