Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar si në Shqipëri dhe në Kosovë Sabri Fejzullahu për 5 dekada në skenën muzikore vendore ai i fali shqiptarëve dhjetëra hite, të cilat ende këndohen e dëgjohen me nostalgji e me dashuri.
5 dekada ai ia doli t’i mbijetoj skenës dhe kohës, madje edhe sot vazhdon të dëgjohet e të jetë tejet aktiv me koncerte e projekte muzikore.
E së fundmi ylli i muzikës shqiptare ishte i thirrur nga moderatori i emisionit “Lart e poshtë’ Eraldo Rexho.
Këngëtari ka rrfyer gjithçka në lidhje me jetën e tij artistike si dhe private.
E pyetjes së gazetarit se cili është pengu më i madh i tij në jetë Sabriu i është përgjigjur:
‘Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare’.
Këngëtari ka treguar më tej se nuk do ta lërë muzikën, pasi i ushqen shpirtin dhe përsa kohë publiku do gëzojë teksa ai këndon, asnjëherë nuk do ketë dëshirë për t’u larguar nga profesioni të cilit i ka kushtuar jetën e tij.