Penov: Kemi instrumente për heqjen e bllokadave, protesta po merr formë politike

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov në paraqitjen e sontme në TV Sitel, deklaroi se Qeveria ka instrumente për heqjen e bllokadave të transportuesve privatë në Shkup. Ai shtoi se tani për tani situata po ndiqet dhe po analizohet dhe ende nuk janë shteruar të gjitha mundësitë për zgjidhje.

Marketing

Protesta, sipas tij, merr hov gjithnjë e më të mëdha dhe sipas mënyrës se si po shkon, nuk ka për qëllim kryetarin e Shkupit dhe JSP-në apo qëllimin që ata tregojnë, që është borxhi ndaj tyre, por merr formë të proteste politike.

“NQP nuk kërcënohet me këtë protestë, ndërsa kryetarja e qytetit nuk është bllokuar, por qytetarët janë të bllokuar. Po bëhet shumë më tepër dëm sesa u detyrohet kompanive private. Në Shkup pushtet është VMRO-DPMNE-ja dhe ata menaxhojnë këshillin, i cili mund të mblidhet dhe t’i imponojë zgjidhje kryetarit. Në vend të kësaj, ata shkojnë për pamflete politike dhe luftojnë në dëm të qytetarëve”, tha Penov.

Qeveria, siç theksoi ai, ka instrumente për ta zgjidhur problemin dhe ai është heqja me forcë e autobusëve nga rrugët, por shton se ende nuk janë shteruar të gjitha mundësitë për zgjidhje.

“Po analizohet situata. Të shterohen të gjitha mundësitë për zgjidhjen e problemit që qeveria të marrë masa, sepse nuk është më vetëm marrëdhënia e obligacioneve dhe borxhi 1 milionësh ndaj kompanive private. Tashmë na është ndërprerë kontrata. Edhe nëse e marrin borxhin janë të përjashtuar nga puna e mëtutjeshme dhe nuk besoj se protesta do të ndalet me pagesën e borxhit”, nënvizoi Penov.

Transporti publik në kryeqytet, sipas tij, nuk është dashur të ndërpritet.