Pensionet në Maqedoni do të rriten sipas modelit zviceran!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesit e pensionistëve njoftoi se është arritur marrëveshje për ndryshimin e metodologjisë në llogaritjen e pensioneve, me çka pritet rritja e pensioneve. Kovaçevski tha se metodologjia e re do të bëhet sipas të “ashtuquajturës formulë zvicerane”.

Marketing

“U dakorduam që të pranojmë propozimin e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, me çka do të vendosim metodologji të re për rritje të pensioneve që do të bëhet në bazë të ashtuquajturës formulë zvicërane, respektivisht rritje për 50 për qind të çmimit të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind në pjesëmarrje në metodologji rritja e pagës mesatare. Miratimi i pensioneve do të bëhet gjithashtu dy herë në vit, me çka miratimi do të bëhet në mars dhe shtator, respektivisht atëherë kur Enti për Statistika i jep të dhënat”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.

Qeveria gjithashtu për shkak të krizës do të jep ndihmë financiare prej 1000 denarë për të gjithë pensionistët, për tre muaj.

“Qeveria do të jep ndihmë financiare për të gjithë pensionistët nga 1000 denarë për tre muaj, prill, maj dhe qershor”, deklaroi Kovaçevski.