Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shqyrtua dhe miratua Informacioni për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2020.
Qeveria e obligoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor t’i çojë të dhënat për pensionet në banka më vonë deri më 25.12.2020 në mënyrë që pensionistët ta marrin pensionin për muaji dhjetor përmes bankomateve më 28.12.2020.
Qeveria po ashtu u rekomandon bankave që të sigurojnë para në dorë për pensionistët që nuk përdorin kartela.
Pensionistët që nuk kanë kartela dhe kanë pensionin deri në 11 mijë denarë mund ta marrin pensionin të hënën, pensionistët që kanë pensionin deri në 14 mijë denarë të martën, ata që kanë pensionin deri në 18 mijë denarë të mërkurën dhe pensionistët me pension mbi 18 mijë mund ta marrin pensionin të enjten.