Gjobitet qytetari i cili me automjet ka lëvizur nëpër qendrën e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje rreth orës 19, është kapur dhe sanksionuar personi me iniciale B.A nga Haraçina, i cili me automjetin e tij ka lëvizur nëpër qendrën e qytetit të Shkupit dhe ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve të pranishëm aty.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme, në kumtesë shton se edhe në periudhën në vazhdim në mënyrë rigoroze do t’i sanksionojë të gjithë ata që prishin rendin dhe qetësin e qytetarëve.