02/04/2025
Ballina Aktuale Pensionistët nga nesër me pensione më të larta për 2500 denarë 

Pensionistët nga nesër me pensione më të larta për 2500 denarë 

Alsat në terren pyeti pensionistët nëse janë të kënaqur me rritjen. Disa thonë se janë të kënaqur, ndërsa të tjerë mendojnë se pensionet duhet të rriten paralelisht me standardin.

“Jam i kënaqur, punoj diçka më shumë që të blej gjëra të tjera, thjesht lëvizi pak me pensionin, nëse standardi rritet, le të rriten edhe pensionet”, deklaroi një pensionist.

“Derisa t’i marrim, nuk mund t’ju them nëse jam i kënaqur, për mua mjaft, sapo kam shpenzuar 700 denarë”, tha një tjetër pensionist.

“Jam i kënaqur, jam shumë i vjetër 90 vjeç, shoh që po bëhen përpjekje për arsimin, le të jetë mirë për të tjerët, thjesht mendoj që nëpunësit e lartë shtetëror, deputetët kanë rroga të larta”, u shpreh një pensionist.

“Kot rriten pensionet nëse shpenzimet rritet më shumë se pensionet. Ne nuk kemi prodhim, askush nuk punon, fshatarët shkatërruat fshatrat, shkatërruan gjithçka”, theksoi një tjetër pensionist.

Këshilli Fiskal tashmë ka vlerësuar se shteti shpenzon shumë para për pensionet. Ata rekomandojnë që këto kosto të reduktohen nën 30 për qind të buxhetit. Përndryshe, thesari i shtetit do të bëhet i paqëndrueshëm në planin afatgjatë.

LSDM-ja paraprakisht kishte kritikuar këtë masë të qeverisë për harmonizimin e pensioneve, me arsyetimin se qeveria aktuale është duke manipuluar, sepse siç thonë për katër vite pensionistët do ta kishin të njëjtën rritje ndërsa pushteti atë rritje do ta jepte njëherësh. /Alsat.mk

Marketing