



Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbolli.
Përmes një letre që ia shkroi ‘vetes’ kroati bëri të ditur se ka marrë vendim për t’i varur këpucët.
Ish-sulmuesi i Bayern Munchen dhe Juventus pati dy oferta për të nënshkruar si agjent i lirë, por ai zgjodhi pensionimin.
Një karrierë mjaft e pasur për Mandzukic, arriti në finalen e kupës së botës me Kroacinë, fitoi Champions League me Bayern duke arritur deri në finale edhe me Juventus.