Pensionohet Nocerino, synon të bëhet trajner

Antonio Nocerino i ka dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti.

Marketing

Dikur anëtari i Milan, Nocerino, sot ka njoftuar të gjithë tifozët e futbollit se po i jep fund karrierës së tij.

Lojtari ka vendosur të mbyll karrierën prej futbollisti dhe të nis punën si trajner futbolli.
Nocerino ka qenë pa skuadër që kur përfundonte aventurën e tij me skuadrën e Benevento.

Ish anëtari i Juventus, Genoa, Crotone, Palermo, Milan, Torino dhe Parma ka lënë futbollin pas 247 ndeshjeve në Serie A, ku ka shënuar 21 herë dhe ka asistuar 15 herë.
Ai ka pasur edhe 15 paraqitje me kombëtaren e Italisë.

Marketing