Pentagoni: Veprimi i SHBA-së eliminoi rrezikun e sulmit nga Irani

Aksioni i SHBA-së, e cila dërgoi anije dhe bombardues në Gjirin Persik, ka eliminuar rrezikun e një sulmi iranian ndaj amerikanëve, tha shefi i Pentagonit Patrick Shanahan.
“Ne jemi në një periudhë kur rreziku është ende shumë i lartë dhe misioni ynë është të sigurojmë që iranianët të mos bëjnë një llogaritje të keqe”, tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Marketing

Shanahan dhe shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Joe Danford, sot prapa dyerve të mbyllura do të informojnë anëtarët e dy dhomave të Kongresit amerikan rreth tensioneve aktuale midis SHBA-së dhe Iranit.
Shefi i Pentagonit theksoi seriozitetin e të dhënave të inteligjencës në të cilat u thirr administrata e presidentit Donald Trump për të justifikuar dërgimin e bombarduesve B-52, një aeroplan-mbajtësi dhe baterinë raketore në Lindjen e Mesme.

Shanahan tha se donte të tregonte kredibilitetin e të dhënave të inteligjencës, duke shtuar se masat e SHBA-së ishin shumë të kujdesshme dhe se ata “eliminuan rrezikun e sulmit ndaj amerikanëve”. Ai tha se rreziku ende ekziston, por se “po menaxhojnë me rrezikun”.

“Kjo nuk do të thotë se kërcënimet e identifikuara janë zhdukur. Përgjigjja jonë e kujdesshme besoj se i ka dhënë Iranit kohë për të menduar,” tha ai.

Marketing