Trajneri Pep Guardiola ka humbur nënë e tij si pasojë e koronavirusit.
Dolors Sala Carrió, 82-vjeç, ndërroi jetë në Manresa të Barcelonës pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi që drejton tekniku spanjoll.
“Familja e Manchester Cityt raporton e tronditur se e ëma e Pep Guardiolës, Dolors Sala Carrió, është ndarë nga jeta në Manresa, Barcelonë, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ajo ishte 82 vjeçe”, shkruhet në njoftimin e klubit të postuar në Twitter.
The Manchester City family are devastated to report the death today of Pep’s mother Dolors Sala Carrió in Manresa, Barcelona after contracting Corona Virus. She was 82-years-old .
— Manchester City (@ManCity) April 6, 2020