Për më pak se 24 orë janë mbledhur paratë për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit.
Në inciativën e nisur nga Rilind Reka dhe Drin Zatriqi mbrëmë sonte ka përfunduar donacioni ku janë tubuar 25 274 dollarë.
Iniciatori i këtij fondi, që më shumë shihet si një solidarizim me dy lojtarët kosovar dhe më zviceranin, Rilind Reka ka bërë thirrje që të ndalen donacionet.
Tani pritet që Federata e Futbollit të Zvicrës të jep një përgjigje se a do ta pranojë këtë donacion apo ai do të kalojë në adresa të tjera, të atyre që kanë nevojë për të, ashtu sikurse kishin premtuar organizatorët e këtij fondi që në fillim të inciativës së tyre.