Për 3 muaj antikorrupsioni ka hapur 500 lëndë

Zonja Ivanovska sa lëndë ka hapur përbërja e re e Komisionit kundër korrupsionit?

Marketing

Për punën e deritanishme tremujore kemi hapur më shumë lëndë. Në pjesën e korrupsionit kemi hapur diku rreth 225-226 lëndë. Në pjesën kontrollit të gjendjes pronësore kemi hapur rreth 50 lëndë, në pjesën e konfliktit të interesit dhe nepotizmit rreth 65 lëndë, kemi pasur diku rreth 104 kërkesa, kemi bërë 18 kontrolle të deklaratës për interesa dhe kemi ngritur diku rreth 15 procedura kundërvajtëse.

Ky është një numër serioz i procedurave të hapura. Çfarë ndodhë me procedurën pas hapjes së saj. Para disa ditësh patëm mundësi të shohim se keni ngritur procedurë edhe për kryeministrin, zv/kryeministrin për ekonomi. Këto janë njerëzit e parë të pushtetit. Qytetarët presin rezultate që ta dinë se çfarë ndodhi pasi që ju si institucion hapni procedurë!?

Së pari të them se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vepron në mënyrë transparente dhe jo selektive. Pra hap lëndë pas çdo kallëzimi që dorëzohet deri tek Komisioni. Në këtë rast siç i cekët edhe ato kallëzime që kanë të bëjnë me lëndë tashmë të përfunduara gjyqësore. Megjithatë ne jemi të detyruar t’i hapim ato lëndë. Çfarë ndodhë më tej, për çdo lëndë që do të hapet, për çdo procedurë ne më tej kërkojmë dokumentacion i cili do të na sigurojë dëshmi përkatëse që të shohim se si do të vendosim më tej sa i përket lëndës. Sipas ligjit do të duhej në afat prej 15 ditëve t’i mbledhim ato dokumente që të veprojmë më tej dhe në varësi nga lënda se për çka bëhet fjalë, ashtu vazhdojnë edhe veprimet tona.
Pjesa më e madhe e lëndëve janë hapur sipas informacionit të marrë siç munda ta shoh sepse i ndjek rregullisht seancat e juaja. Si veproni i mblidhni informacionet apo si arrini deri tek lëndët?

Sipas informacionit të marrë atë mundet ne me iniciativën tonë ta hapim për lëndët të cilat ja publikohen nëpër media nga ju gazetarët dhe ngjashëm. Gjithashtu mundet çdo qytetar të dorëzojë kallëzim anonim apo të nënshkruar. Në faqen tonë të internetit kemi aplikacion gjithashtu për paraqitjen e kallëzimeve për parregullsi apo për çfarë kanë nevojë qytetarët, por gjithashtu mundet të gjithë të dorëzojnë kallëzime siç patëm kallëzime konkretisht nga partitë politike për dyshime të caktuara për korrupsion, nepotizëm dhe kështu me radhë.

A do të duhet për çdo kallëzim të paraqitur të veproni në mënyrë publike sepse pjesa më e madhe e procedurave tashmë janë me afat të skaduar, apo tashmë nuk mund të veproni sepse kanë kaluar tre vite?

Nuk mund të ndërmarrim masa, megjithatë cila është intenca jonë. Siç e dini sipas këtij ligji Komisioni ka rol parandalues. Pra ne duhet të veprojmë në mënyrë parandaluese që të mos ketë hapësirë për keqpërdorim të së drejtës së diskrecionit dhe lënie të hapësirës për ndikim. Përveç asaj që i shpalosim lëndët e vjetërsuara, ne e përshkruajmë gjendjen se si është. Si ka funksionuar ai sistem i punësimit sepse ajo që funksionon sot nuk është vetëm sot. Kështu ka funksionuar vite ma radhë. Me këtë para opinionit e tregojmë pamjen e plotë të funksionimit të sistemit për punësim mbi bazë të së cilës më tej do të propozojmë sugjestionet tona për përmirësimin e lëshimeve ligjore.

Këtë edhe dua t’ju pyes. Cilët ligje gjatë këtyre tre muajve që kur ekziston kjo përbërje e Anti-korrupsionit, vërejtët se ka ligje që nuk janë të zbatueshëm në teren apo mundësojnë zbatim të lehtë të nepotizmit. Ku duhet të korrigjohet?
E cekëm Ligjin për marrëdhënie pune. Atje është definuar e drejta e diskrecionit…
Ato agjenci për punësime të përkohshme edhe ato ishin kontestuese!

I kemi cekur edhe agjencitë për punësime të përkohshme sepse përmes tyre nuk bëhet kurrfarë selektimi i kandidatëve. Ato vetëm ia lëshojnë vendin një personi në një institucion të caktuar për një kohë të caktuar. Megjithatë, ajo nuk është në përputhje me ligjin për agjenci të përkohshme. Atje saktë është theksuar se në cilat situata agjencia duhet ta lëshojë dikë në punë në institucionin e caktuar e ajo është kur ka rritje të punës, kur punohet në projekte, kur ka punë urgjente apo situata të papritura. Por në asnjë rast nuk duhet të punësohen persona përmes agjencive për punësime të përkohshme në vende të sistematizuara të punës

Marketing