Dy policë që kanë marr ryshfet 50 euro nga disa serb për të mos i dënuar, përfunduan në paraburgim.
Kontrolli i brendshëm i SPB Veles ka ngritur një padi penale kundër dy policëve nga Demir Kapia, të moshës 22 dhe 27 vjeçare për shkak të kryerjes së veprës penale pranimit të ryshfetit.
Ata e kanë ndaluar një veturë të shtetasit serb dhe i kanë kërkuar 50 euro për të mos i dënuar.
Rasti është paraqitur në stacionin policor. Gjykatësi me procedurë paraprake i caktoi 30 ditë paraburgim.