Për 6000 denarë pagë më të lartë, 2529 denarë nga shteti!

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në faqen e ENER-it, ku publikohen ligjet që do të miratohen, njoftoi se ka filluar procedura për mbledhjen e mendimeve për Ligjin për Subvencionimin e Kontributeve të Sigurimeve Sociale të Detyruara për shkak të rritjes së pagave. Me këtë ligj parashihet kompanitë që për 100 euro do ta risin rrogën apo do të duan ta legalizojnë pagesën në zarf për një pjesë të të ardhurave të punëtorëve, do të marrin ndihmë shtetërore. Më saktë, kompanitë do të duhet të paguajnë vetëm 10% tatim personal ndërsa kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësorë t’i mbuloj shteti. Sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev, përllogaritjet e para nga kjo masë do të ishin kështu: Rritja e rrogës neto për 6000 denarë për punëtorë në muaj, punëdhënësin do ta kushtojë 6667 denarë apo 6000 denarë rrogë neto dhe 667 denarë tatim personal. Nga buxheti i shtetit do të mbulohen me 2529 denarë kontribute sociale për punëtor në muaj, për pjesën e rrogës së rritur.

Marketing

Përllogaritjet tregojnë se nëse 100.000 punëtorëve u rritet rroga për 6,000 denarë, atëherë në buxhet do të përfundonin pak më shumë se një milion euro ose në nivel vjetor 13 milion nga tatimi personal. Por, në të njëjtën kohë, nga arka shtetërore do të ishin shpenzuar mbi katër milion euro në muaj ose rreth 50 milion euro në vit. Përveç subvencionimit të firmave që deri më tani kanë punuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk kanë paguar kontribute në zarf, humbja në buxhet do të ishte 38 milion euro.

Marketing