Për dy vjet, institucionet shtetërore blenë 270 automjete me vlerë 8.5 milionë euro

Për vetëm dy vjet, përkatësisht gjatë vitit 2023 dhe 2024, institucionet shtetërore prokuruan automjete për 8.5 milionë euro, mesatarisht katër milion euro në vit, që është dy herë më shumë se disa vjet më parë, tha për Alsat German Filkov nga Qendra për Komunikime Civile.

Janë prokuruar 269 automjete të reja të pasagjerëve, disa prej tyre janë blerë, pjesa tjetër është marrë me lizing operativ, që do të thotë se pas skadimit të periudhës së qirasë ata duhet t’i kthejnë ato, megjithëse për automjetet paguajnë sikur t’i kishin blerë ato, shton Filkov.

Midis tyre janë 45 automjetet qeveritare për zyrtarët më të lartë, për të cilat ka shpenzuar më shumë para dhe secila kushton nga 50 mijë euro.

“Qeveria ka shpenzuar më shumë para, janë ato 45 automjete që i merr me lizing çdo të tretin vit dhe i kthen, por i paguan ato si automjete të reja dhe vihet re gjithashtu se ka një konkurrencë shumë të ulët në tenderë, në 70 për qind të tenderëve kemi nga një ofertë, gjë që është një fakt shtesë për disa analiza, kështu që vërejmë një tendencë të rritjes së kostove dhe, le të them në një farë mënyre, luksuzimin e institucioneve me këto automjete zyrtare”, deklaroi German Filkov – Qendra për Komunikime Civile.

Automjeti më i shtrenjtë është te komuna e Shuto Orizarit, pastaj te Video Lotaria Shtetërore, komuna e Manastirit, komuna e Kavadarit, si dhe te Ekonomia e ujërave, të cilat automjete kushtojnë 51-55 mijë euro.

Ivica Tomovski, drejtori i Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, tha për Alsat se qeveria kishte prokuruar 45 automjete me lizing operativ, duke thënë se i paguajnë automjetet 50 mijë euro secilin, që në fund ti kthejnë dhe, siç shtoi ai, ato 45 automjete nuk ishin të mjaftueshme, sepse kur të vinte ndonjë delegacion më i madh, shteti duhej të merrte me qira automjete të tjera.

“Po, më pyetët a nevojiten 45, po duhen dhe pak janë, sepse u shërbejmë të gjithë ish-presidentëve të vendit, u shërbejmë të gjitha ministrive, domethënë të gjithë ministrave, u shërbejmë delegacioneve që vijnë në Republikën e Maqedonisë në vizita të ndryshme dhe mund t’ju them se nga të gjitha këto 45 automjete kemi vetëm 4 automjete në garazh, që është një numër shumë i vogël kur vjen një delegacion i përshtatshëm për të na takuar”, tha Ivica Tomoski – Drejtor i Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.

Tomoski theksoi se si qeveri, ata filluan të bëjnë analiza se cila është mënyra më e mirë për të furnizuar makina, përmes lizingut apo blerjes së makinave.

Janë prokuruar automjete të reja nga 44 institucione dhe janë lidhur gjithsej 72 kontrata të prokurimit publik. Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31,760 euro, sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile.

Nga atje, ata thonë se duhet të miratohet një politikë e re se kush çfarë automjetesh mund të blejë dhe drejtojë, sepse çdo vit ne marrim hua para nga jashtë për të mbushur buxhetin. /Alsat.mk

Marketing