Shi dhe erë veriore gjatë fundjavës paralajmërojnë meteorologët me temperatura deri në 34 gradë Celsius.
Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me erë mesatare, ndërsa të dielën me erë përkohësisht të përforcuar veriore. Në orët e pasdites nuk përjashtohet të ketë shi lokal afatshkurtër, më shumë në rajonet malore. Të shtunën pasdite do të ketë më shumë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal me vetëtima.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nesër prej tetë deri në 18 gradë, ndërsa të shtunën prej 10 deri në 19 gradë Celsius, të dielën prej 11 deri në 20, të hënën prej 10 deri në 19, të martën prej nëntë deri në 18 dhe të mërkurën prej tetë deri në 17.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri në 33 nesër, të shtunën prej 27 deri në 34, të dielën prej 25 deri në 33, të hënën prej 24 deri në 32, të martën prej 25 deri në 32 dhe të mërkurën prej 26 deri në 33 gradë Celsius.