Gjatë vikendit në vendkalimin kufitar në “Bllato”, kanë kaluar 2600 udhëtarë, që paraqet një numër rekord në periudhën e fundit.
Në këtë vendkalim kufitar, hyrje dalje kanë realizuar 2591 udhëtarë me gjithsej 985 vetura. Sa i përket frekuencës në këtë muaj, numri i udhëtarëve nga 1 gushti e deri më 23 gusht kanë kaluar përmes këtij vendkalimi, është 33,304 udhëtarë dhe 15223 vetura.
Shtetasit e Maqedonisë në Shqipëri më së shumti udhëtojnë për pushime, para se gjithash në Shengjin.
Me ndërtimin e autostradës “Rruga e Arbrit” pritet frekuentim më i lartë i hyrjes dhe daljes, përshkak se largësia nga Dibra në Tiranë në vend 180, do ët zvogëlohet në 72 km.