Për funksionarët ka para, për studentët nuk ka

Ministria e Arsimit dhe Qeveria e RMV-së kanë para për funksionarët ku rrogat iu rritën për 78%, ndërsa nuk kanë para për studentët.

Marketing

Këtë reagim e ka shprehur lëvizja e studentëve “Rezistenca Studentore”.

Në reagim thuhet se nuk ka para dhe ka zvarritje për pagesën shujtave dhe bursave studentore, për shkak të gjoja siç thuhet procedurave ligjore.

“Institucionet kompetente me veprimet e tyre tregojnë se studentët, gjimnazistët, të rinjtë nuk janë aspak prioriteti i tyre. Sidomos në krahasim me rreshtimin e xhepave tuaj.

Studentët do të dëgjojnë ligjërata në objektet dekada të vjetra, të pa rinovuara, do të paguajnë mijëra denarë shpenzime të fshehura çdo semestër, do të jenë viktima të korrupsionit ligjor nga profesorët me ngjyrime partiake, por me rritjen e rrogës së Jeton Shaqirit, fëmijët e tij do të kenë fonde të mjaftueshme për një tjetër lamborghini”, theksoi kjo lëvizje.

Sërish vonohen bursat, Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk dëgjon më, fakultetet po shpërbëhen, ka mungesë të stafit, kemi një ikje të pabesueshme truri – por më e rëndësishmja është që zyrtarët publikë rritën pagën e tyre me 78%.

” Deri kur do t’i durojmë këto gjëra të dashur kolegë, deri ku është mbushur kupa “, thotë “Rezistenca studentore”.(INA)