Për gjashtë ditë, janë paraqitur 105 raste të reja të sëmurë nga fruthi

Në periudhën prej 17 deri 23 maj, janë paraqitur gjithsej 105 raste të reja me fruth, ndërsa prej tyre, 81 për qind nuk janë vaksinuar, njoftoi Instituti për Shëndet Publik, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Nga numri i përgjithshëm i personave të rinj të sëmurë, 46 raste janë nga Shkupi, ndërsa 59 tjerët nga Kërçova (17), Dibra (8), Tetova (8), Kumanova (70, Shtip (7), Struga (60, Velesi (4), Ohri (1) dhe Negotina (1).

Gjatë javës së kaluar, numri më i madh i rasteve (56) janë të moshës mbi 30 vjet. Sipas statusit të vaksinimit, 81 për qind nga rastet e regjistruara janë të pavaksinuar dhe me dozë jo të plotë të vaksinimit ose me status të panjohur të vaksinimit.

Gjithsej, nga fillimi i epidemisë së dhjetor të vitit 2018 deri më sot, në vend janë regjistruar 1.625 raste me fruth.

Nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar 14.541 fëmijë, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit janë vaksinuar 12.707 fëmijë të moshës deri 14 vjet. Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vjet me MRP vaksinë nga fillimi i epidemisë në gjithë republikën arrin 27. 248.

Nga fillimi i epidemisë deri tani, në Qendrat e Shëndetit Publik, shtesë janë vaksinuar 2.439 persona, prej tyre më shumë se 60 për qind janë të punësuar në sektorët shëndetësore, studentë, nxënës të shkollave të mesme etj.

Marketing