Sot, më datë 31.12.2021 gjatë periudhës prej orës 12.00 deri në ora 18.00, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrolle të përforcuara në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Janë sanksionuar 25 shoferë, prej të cilëve 22 për tejkalim të shpejtësisë në vendbanim, kurse 3 jashtë vendbanimit, transmeton TV21.
Pas kësaj, siç njofton MPB-ja, ka realizuar kontrolle edhe për sanksionim të shoferëve për ngasje të veturës nën ndikim të alkoolit në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir, pas çfarë janë sanksionuar gjashtë shoferë.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Nga MPB-ja kanë apeluar që të gjithë pjesëmarrësit t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.