”Për gjithë dashurinë …”, Egli Tako ndan një mesazh pas përfundimit të BBVA

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional përmes Instagramit.

Në postimin e saj, ajo falënderon publikun për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me shumë ndjeshmëri, Egli shkruan: “Çdo fund, është një fillim i ri!”, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të reja apo edhe ndryshime në jetën personale.

Ajo thekson se kjo përvojë i ka shtuar një kapitull të paharrueshëm në librin e jetës së saj dhe se ndjeshmëria e publikut ka qenë një bekim i vërtetë për të.

Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është pikërisht fraza hyrëse, e cila ka bërë ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia mes saj dhe Gjestit mund të ketë marrë fund. Megjithatë, nga ana e Eglit nuk ka asnjë konfirmim apo mohim të drejtpërdrejtë.

Reagimi:

Çdo fund, është një fillim i ri!

Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë!

FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush!

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar.

Endrra vazhdon..

E juaja, Egli

Marketing