Për herë të parë në gati 40 vjet, shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë (VIDEO)

Vullkani më i madh në botë, Mauna Loa i Hawait, është riaktivizuar dhe ka shpërthyer për herë të parë në pothuajse 40 vjet.

Rrjedha e llavës është kryesisht e kufizuar, por banorët janë vënë në gatishmëri dhe janë paralajmëruar më herët për rrezikun e rënies së hirit.

Marketing

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

Asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar dhe zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë, thonë zyrtarët e emergjencës, raporton BBC.

Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan. Vullkani ngrihet 13,679ft (4,169m) mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej më shumë se 2,000 milje katrore (5,179 km katrore).