Kryetari i degës së BDI-së në komunën e Dollnenit Urim Ibeski ka njoftuar se drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti do të punësojë shqiptarë në këtë ndërmarrje nga komuna e Dollnenit, Prilepit dhe Krushevës. Kjo ndodh për herë të parë që shqiptarët e këtyre anëve të punësohen në ndërmarrjen ” Rrugët e Maqedonisë”.
Vet Ibeski shkruan në proflin e tij në Facebook se drejtori Memedi ka punësuar shqiptarët e Dollnenit dhe Prilepit
“Per herë të parë në historinë e Maqedonisë, punësohen shqiptarë në “Rrugët e Maqedonisë” nga Dollneni, Prilepi dhe Kruseva, falënderojë drejtorin Mehmeti për këto punësime” ka shkruar përfaqësuesi i komunës së Dollnenit
Siç mësohet Drejtori i “Rrugët e Maqedonisë” do të bëjë mbi 130 punësime në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut kryesisht shqiptarë.