Për herë të parë, Sara Hoxha do të bëhet pjesë e ekranit

E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha, do të bëhet pjesë e ekranit.

Marketing

Sara do të jetë një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e spektaklit në ‘Instagram’.

“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim.

Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Sarën të përfshirë në ekran kaq shumë, pasi ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar dhe në intervista.

Ndryshe, spektakli nis në tetor me moderim të Bora Zemanit.