Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Karakteristikë për periudhën e verës, në vendkalimin Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin Bogorodicë për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe në anën maqedonase, nuk ka më vonesa, thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM).
Marketing