Sipas vendimit të autoriteteve sllovene, prej sot nuk mund të hyhet në Slloveni me test PCR të bërë në institucionet e vendeve që nuk janë në BE, përkatësisht të zonës shengen.
Për hyrje në Slloveni tashmë nuk vlejnë testet nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.
Siç thuhet në njoftim, duke nisur nga 25 dhjetori, për hyrje në Slloveni pa shkuarje në karantinë mund vetëm me test negativ PCR nga vendet anëtare të BE-së dhe jo më e vjetër se 24 orë.
Me vendimin e Sllovenisë parashihet se për hyrje në Slloveni nga vendet e listës së kuqe, pa karantinë mund të ndodhë vetëm në shtatë përjashtime.