Nisur nga rritja e shifrave Covid, qeveria miratoi propozimin ekomisionint për sëmundje infective për vendosjen e orës policore nga e mërkura deri më 22 mars, nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.
“Vendimi nuk vlen për udhëtarët që vijnë ose dalin nga aeroportet ndërkombëtare te cilët si leje udhëtimi do të kenë biletat e fluturimit. Ky përjashtim është edhe për udhëtarët e transportit ndërkombëtar, për transporterët e personave dhe mallrave të cilët këtë e bëjën gjatë orës policore. Si arsyetim do të pranohet lejet nga Ministria Informatike dhe Administratës. Do të përjashtohen edhe qytetarët të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjeksore. Sa i përket dhënjes së lejeve për operatorët ekonomik pas orës 22, kompanitë janë të detyruara të plotësojnë formularë në webportalin “USLUGI.GOV.MK” me të dhënat të punësuarve, që të njejtit pas të mund të lëvizin lirshëm gjatë orës policore.”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë së MV-së.