Për modernizimin e burgjeve sigurohen 1.2 milionë euro

Në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për përmirësimin e rrjedhës qarkulluese të informacioneve mes Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe enteve ndëshkuese dhe përmirësuese dhe shërbimit të probacionit vijon realizimi i Projektit për furnizim të IKT për institucionet nga sektori juridik, LOT 2 – Furnizim i sistemit të integruar për menaxhimin me institucionet ndëshkuese-përmirësuese për Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Marketing

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve informon se përmes projektit janë siguruar 1,2 milionë euro për përmirësimin dhe përforcimin e sistemit të burgjeve në shtet.

Projekti, i cili ka filluar në fillim të vitit 2019, ka të bëjë me përgatitjen e zgjidhjes softuerike e cila do të mundësojë lidhjen e të gjitha institucioneve në sistemin e burgjeve, Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe enteve ndëshkuese përmirësuese dhe shërbimit të probacionit.

“Me realizimin e një projekti të tillë mundësohet evidentim më i thjeshtë, më efikas dhe azhurim i të dhënave për personat e gjykuar, shkëmbim i shpejtë dhe i pandërprerë i informacioneve ndërmjet institucioneve si dhe kryerje më efikase e mbikëqyrjes mbi punën në sistemin e burgjeve”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Programi fillestar për lidhje softuerike duhet të përpunohet deri në nëntor të vitit 2019, ndërsa projekti plotësisht të kompletohet dhe zbatohet deri në fund të shkurtit të vitit 2020.

Marketing