Për nderë të Blerim Bexhetit pleqtë e Krushopekut bëjnë “hallvë” 

Që Blerim Bexheti gëzon një përkrahje të madhe për një mandat tjetër në kreun e Komunës së Sarajit kjo dëshmohet çdo ditë në forma të ndryshme .Por kësaj radhe është një moment shumë i veçantë, i ngrohtë e i përzemërt dhe pas kësaj reshtohen njerëz të moshuar e shumë të respektuar të asaj zone, përcjell TetovaSot.

Marketing

Një moment shumë domethënës, po aq popullorë dhe një fushatë ndryshe.

Për nderë të Blerim Bexhetit, pleqtë e Krushopekut bëjnë “hallvë”. Siç shprehen ata hallva bëhet për nderë të Bexhetit pasi ai i ka përmbushur gjitha premtimet dhe ata sot ecin në rrugë të asfaltuara.

Kjo është vlerësuar tejmase nga Blerim Bexheti, dhe që gëzon jo vetëm përkrahjen e të tjerëve por edhe të moshës së tretë, ku është thellësisht edhe mirënjohës nga një gjest i tillë.

Sot Blerim Bexheti do të takojë banorët e Krushopekut ku do të bashkëbisedojë për projektet e ardhshme dhe sigurisht do të hanë “hallvën” në prag të nisjes së fushatës fituese të 17 Tetorit.

Ndryshe Blerim Bexheti sipas të gjitha anketave përflitet se do të fitojë bindshëm edhe atë në raundin e parë.

https://www.facebook.com/watch/?v=182892433959201&t=4