Për një ditë janë aplikuar mbi 13 mijë vaksina kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 13.219 qytetarë, 4.251 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 741.553 persona.

Marketing

Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.306.042 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 564.488 qytetarë.

“Sipas statistikave të fundit, 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërkaq 29% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.