Për një javë janë mënjanuar 218 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqet publike në Shkup

Gjatë javës së kaluar janë mënjanuar 218 automjete nga sipërfaqet publike me automjetet speciale “karrotrec”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Marketing

Nga numri i tërësishëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme, 36 janë mënjanuar nga vendparkimet zonale, ndërsa 182 automjete tjera me urdhëresë të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra – parkim në rrugë, shteg të çiklistëve, trotuar, sipërfaqe të gjelbërt, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit si dhe me thirrje nga personi i tretë.

“Kontrolluesit e vendparkimeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 352 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, përkatësisht për shërbim të papaguar të parkingut. Prej tyre, 36 automjete janë mënjanuar me shërbimin e “karrotrecit” për shkak të tejkalimit të kohës së vendparkimit”, thuhet në kumtesë.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” apelojnë te qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara.

“Apelojmë të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta regullojnë pagesën për parking-shërbim, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokues në gomë. Pagesa për shërbim të parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë ose me kartelë gërvishtëse”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing