Prej 19 deri 25 nëntor në Maqedoni janë regjistruar 74 persona të sëmurë nga gripi, qe paraqet ulje prej 14.9 për qind ne krahasim me një jave me pare (12 – 18 nëntor), kur u regjistruan 87 te sëmurë.
Sipas te dhënave të Institutit për Shëndet Publik, numri me i madh i te sëmurëve (47) janë te moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të sëmurit tjerë janë fëmijë deri katër vjet.
Numri me i madh i të prekurve nga gripi (12) janë paraqitur nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë.
Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 344. Ndërsa në krahasim me sezonin e vitit te kaluar numri është ulur prej 34.5 për qind, kur u regjistruan 525 raste.