Fruthi vazhdon të jetë prezent në vendin tonë. Sipas raportit të fundit të Institutit për Shëndet Publik, për vetëm një javë janë paraqitur gjithsej 109 raste me fruth. Nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 49 janë nga Shkupi, ku 89.8% prej tyre janë nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht, nuk janë vaksinuar ose janë vaksinuar me status të panjohur të vaksinimit.
Instituti për Shëndet Publik informon se nga fillimi i epidemisë në Shkup nga dhjetori i vitit të kaluar, janë regjistruar 767 raste me fruth, nga të cilët 575 janë të lidhur në mënyrë epidemiologjike.
“Sipas vendbanimit, raste të fruthit janë regjistruar në 20 qytete të Maqedonisë, prej tyre 521 raste në Shkup, 63 në Tetovë, 61 në Kumanovë, 27 në Strugë, nga 18 raste në Gjevgjeli dhe Dibër, 15 në Gostivar, 12 në Veles, 11 në Kërçovë, nga 4 në Koçan dhe Shtip, ndërsa në 9 qytetet tjera regjistrohen raste sporadike. Të dhëna më të larta prej 100.000 banorë janë regjistruar në Strugë”., thonë nga Instituti për Shëndet Publik.
Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në moshën 14-vjeçare me vaksinën MRP nga fillimi i epidemisë në gjithë vendin është 18.251.
“Nga fillimi i epidemisë në Shkup, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri në moshën 14-vjeçare që kanë marrë vaksinën me dozën e parë dhe të dytë përfshin 11.475 fëmijë. Në pjesën e mbetur të shtetit, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve të fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës përfshin 6.776 fëmijë., thonë nga Instituti për Shëndet Publik.
Krahas shpalljes së gjendjes epidemike në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Gjevgjeli deh Strugë, së fundi është raportuar se epidemi mund të shpallet edhe në rajonin e Kërçovës, Ohrit dhe Dibrës.