Kur shumë prej nesh mendojnë për traditat e Vitit të Ri, mendojnë për fishekzjarrët, verë, birrë, muzikë dhe shumë ushqim – në disa vende të botës, këto tradita ndryshojnë, e derisa na neve na duken të çuditshme, janë shumë normale për shoqërinë e atij vendi.
Spanja
Sipas traditës spanjolle, nëse vendosni 12 kokrra rrushi në gojë në mesnatë, viti i ardhshëm do të jetë plot lumturi.
Japoni
Në Japoni, tempujt në mbarë vendin tringëllojnë 108 herë, zakon ky i trashëguar nga budizmi. Një zile për çdo mëkat njerëzor të kryera gjatë vitit dhe ky ritual i përgatit ata për një fillim të ri.
Danimarkë
Viti i Ri në këtë shtet festohet duke thyer pjatën dhe gotën në hyrjen e shtëpisë së fqinjëve. Sa më shumë pjesë të thyera që ju gjeni në hyrjen e shtëpisë suaj, aq më shumë fat do të keni në vitin e ardhshëm.
Filipinet
Festën e Vitit të Ri, tradita kërkon që gjithçka të përqendrohet rreth qarqeve, nga sendet që ju mbani deri në ushqimet që konsumoni. Prandaj, mbushini xhepat me monedha, për fat në Vitin e Ri.
Skoci
Skocezët në Vitin e Ri hyjnë në festivalin tre ditor “Hogmanay”, të mbushur plot me zakone. Nga të gjitha traditat që vijnë nga koha e Vikingëve, më e famshmja është ajo në të cilën edhe sot besohet. Kur arrin mesnata, nëse një njeri afro-amerikan është personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj, ju do të keni një vit të mbushur me lumturi. Bonusi është nëse sjell me vete një sasi të mëdha me dhurata dhe ëmbëlsira.
Estoni
Në Estoni nëse hani 7, 9-të ose 12-të vakte në ditë, mund të presësh shumë ushqim dhe lumturi vitin e ardhshëm. Në parim, sa më shumë që hani, do të keni një vit sa më të lumtur.