Për përforcimin e kapacitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Qeveria solli dekret me të cilin kohëzgjatja e stazhit fillestar të policit – fillestar të shkurtohet prej gjashtë në pesë muaj.
“Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për punë të brendshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilin konstatohet se stazhi fillestar i policit – fillestar i cili ka bërë marrëveshje për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme më 1 nëntor 2019 në pajtim me nenet 99 dhe 102 të Ligjit për punë të brendshme, zgjatë pesë muaj, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Dekreti është sjellë për shkak të gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme në shtet e cila imponon angazhim të tërë kapacitetit të njësive organizative në suaza të MPB-së, përfshirë edhe policët – fillestarë.
Në këtë mënyrë, qëndron në kumtesë, do të mundësohet numër shtesë i nëpunësve policorë, në pajtim me nevojat, dinamikën, obligimet dhe detyrat që i ka policia, për zbatim të vendimeve, rekomandimeve, konkludimeve dhe masave që i konfirmon Qeveria.