Për pesë orë, katër tërmete!

Në pesë orët e fundit, Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) ka regjistruar katër tërmete të forta në Bosnje dhe Hercegovinë.

Marketing

Rreth pesë orë më parë u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter 31 kilometra në juglindje të Mostarit dhe pas një orë EMSC regjistroi një tërmet edhe më të fortë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter 35 kilometra në juglindje të Mostarit dhe pesë kilometra në lindje të Stolacit, shkruan Avaz.

EMSC gjithashtu raportoi tërmete me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter 49 kilometra në juglindje të Mostarit dhe katër kilometra në verilindje të Stolacit. Tërmeti i fundit u regjistrua me magnitudë 3.1 ballë, 34 kilometra nga qyteti në Neretva dhe 16 kilometra nga Stolac.