Për Ramazan djali i Khashoggit fal vrasësit e babait

Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka lëshuar një deklaratë ku i falë vrasësit e tij.

Marketing

Khashoggi, një kritik i njohur i qeverisë saudite, ishte vrarë brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll të Turqisë, në tetor 2018.

Zyrtarët sauditë thonë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk u sanksionua nga shteti.

Por, veprimtaria e këtyre e ngjarjeve ka ngjallë dyshime ndërkombëtare, duke përfshirë disa agjenci të inteligjencës dhe Kombet e Bashkuara.
Khashoggi kishte shkruar për gazetën Washington Post dhe jetonte në SHBA para vdekjes së tij.

Çfarë tha familja e Khashoggit?

Deklarata u postua në llogarinë në Twitter të Salah Khashoggi, një nga djemtë e gazetarit të ndjerë, të premten.

“Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar [të Ramazanit] kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij i takon Allahut”, thuhet në tweet-in e tij.

“Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke kërkuar shpërblim nga Zoti i Plotfuqishëm”.

Dënimet me vdekje mund të ndryshohen nëse faljet nga familja e viktimës sipas ligjit islam, por nuk është e qartë nëse kjo do të zbatohet në këtë rast.