Për raste urgjente pacientët do të transportohen me helikopter!

Ministrat për Punë të Brendshme dhe të Shëndetësisë, Oliver Spasovski dhe Fatmir Mexhiti, me helikopter mbërritën në Spitalin Klinik të Manastirit, në suaza të fluturimit provues për të promovuar dy fluturaket e MPB-së që në të ardhmen do të shfrytëzohen për transport urgjent të pacientëve nga spitalet e vendit në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup.

Marketing

Pajisjet për helikopterët janë siguruar nga policia e Sllovenisë, kurse me pacientët do të fluturojë edhe një ekip mjekësor.

Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbrojtje më të mirë si dhe transport më të shpejtë të pacientëve drejt institucioneve shëndetësore. Më vjen mirë për bashkëpunimin, i cili do të përmirësohet edhe më shumë dhe do të mundohemi ta zhvillojmë edhe më tej, dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta dinë se ne jemi gjithmonë këtu për nevojat e tyre”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

“Me këtë kontribuojmë për të rritur sigurinë e qytetarëve, të ulim vdekshmërinë e personave viktima të aksidenteve, rezultate më të mira klinike, kohë më e shkurtër për transport dhe mjekim nga ana e ekipit të specializuar mjekësor nga vendngjarja se dhe gjatë transportit”, thas Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Ministrat, në Manastir, mbërritën me vonesë për shkak se që ditën e parë helikopteri u shfrytëzua për të transportuar një pacient. Me këtë helikopter, nga një terren I papërshtatshëm në Bukoviq të Shkupit, ishte transportuar në spitalin e Shkupit një gjuetar dhe thyerje të ashtit të këmbës.

Marketing