Për shkak të ajrit të ndotur, transporti publik falas në Shkup

Ju njoftojmë se sipas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra, është aktivizuar masa e transportit publik falas, thonë nga NTP.

Marketing

Masa fillon të zbatohet nga data 26.12.2022, deri në përfundimin e situatës alarmante, e cila do të shpallet nga ministria kompetente sipas rezultateve të sistemit shtetëror të monitorimit për cilësinë e ajrit.