Për shkak të Kovid-19 mbyllet xhamia Al-Aksa

Vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, xhamia Al-Aksa në Jerusalem nga e premtja do të mbyllet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Marketing

Xhamia Al-Aksa do të mbyllet tre javë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19 në Izrael dhe në territoret palestineze.

Masa përputhet me mbylljen trijavëshe në Izrael, e cila i kontrollon hyrjet e xhamive.

Në Izrael deri tani janë konfirmuar pothuajse 167.000 raste me Kovid-19, ndërsa 1.147 persona vdiqën nga pasojat e koronavirusit të ri.

Në Bregun e okupuar Perëndimor nga pasojat e Kovid-19 vdiqën 214 persona, ndërsa mbi 30.200 janë infektuar.