Për shkak të Maqedonisë po “vlon” politika bullgare

Është çështje ditësh nëse Bullgaria do të mbetet vend-frenues në rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriu në BE dhe me këtë do ta varrosë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, para mbajtjes së Këshillit të Evropës, ku duhet të merret vendim nëse vendi ynë më të fund do t’i nisë negociatat me Unionin.

Marketing

“A do të varroset sërish në Sofje, fatkeqësisht do të përdor fjalë të tillë, perspektiva e Ballkanit Perëndimor? 18 milionë njerëz, sytë e 18 milionë njerëzve janë kthyer kah Sofja se çfarë vendimi do të marrë. Nuk është çështje më nëse Maqedonia e Veriut do t’i vazhdojë negociatat, por nëse Ballkani Perëndimor do të ketë perspektivë evropiane. Unë shpresoj se politikanët bullgarë do të jenë në nivel të detyrës që e kanë dhe nuk do të lejojnë që në Sofje të ndërtohet pllakë mbi varrin e politikës më të suksesshme të Bashkimit Evropian”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.E, ndërkohë në Bullgari skena politike po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Kryeministri Kiril Petkov doli me qëndrim se çdo propozim për integrimin evropian të Maqedonisë, i cili dallon nga pozicioni kornizë i Bullgarisë në vitin 2019, të dërgohet për mendim në Komisionit kuvendor për Politikë të Jashtme. Ai porositi të mos jepet miratim për asnjë propozim, derisa të debatohet në Kuvend, e nëse arrihet qëndrim negativ, i njëjti të refuzohet.

“Çdo propozim nga ana e kryesisë franceze, nga shteti anëtar i BE-së ose nga Komisioni evropian lidhur me aprovimin e negociatave për anëtarësim të RMV-së dhe Shqipërisë në BE-në, çdo propozim që dallon nga korniza, të dërgohet menjëherë në Kuvend dhe të mos jepet pajtueshmëri derisa nuk shqyrtohet në Kuvend dhe nëse ka zgjidhje negative, automatikisht të jepet përgjigje negative”, tha Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Ministrja e jashtme në largim, Teodora Gençovska para deputetëve foli për procesin e aderimit të Maqedonisë në BE-në duke e akuzuar kryeministrin Petkov se ka propozuar revizion të Kornizës me qëllim që të mënjanohet çështja e hapur në lidhje me gjuhën maqedonase. Ajo po ashtu tha se gjatë takimit me Varhejin, Petkov ka thënë se do ta heqë veton ndaj Maqedonisë. Deklarata e këtillë e Gençovskës shkaktoi reagim të ashpër në Kuvendin e Bullgarisë.

Исчистете ги крвните садови и регулирајте го крвниот притисок со природни капки кои потрошиле милијарди долари
“Më 5 prill të këtij viti, këshilltari i kryeministrit për politika të jashtme dërgoi projekt të tij për aktualizimin e Kornizës. Përmbajtja ishte për revizion sa më të shpejtë të pozitës kombëtare të Bullgarisë. Në këtë pozitë të re për kornizën, në këtë projekt, nuk figuron pozita bullgare për çështjen që ka të bëjë me gjuhën maqedonase”, Teodora Gençovska, MPJ e Bullgarisë.

Këshilli Evropian duhet të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, megjithatë për dallim nga samitet paraprake, kësaj here nuk ka optimizëm në vendin tonë se Bullgaria do ta heqë veton për fillim të negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në.

Marketing