Për shkak të mjegullës, dukshmëri deri në 50 metra në Ohër

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 50 metra në Ohër, kumtoi sonte NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Prej aty informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Rrëshqitje më të vogla të dheut janë të mundshme në rrugë të caktuara, që kalojnë nëpër gryka malore.

NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe përshtatshmëri të shpejtësisë në përputhje me kushtet në rrugë.

Marketing